-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Metamorfoza’/ SPAK ‘zbraz’ provat në gjykatë, mes tyre dhe rrëfimi i Dumanit

Kryesoret

Janë dorëzuar në gjykatë provat kundër dosjes penale ‘Metamorfoza’, për të cilën SPAK ka marrë të pandehur 10 persona.

Mes emrave të vënë nën akuzë, është Drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, Drejtuesi i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri, biznesmeni i lojrave të fatit Pëllumb Gjoka, dhe kreu i klanit “Bajri” në Shkodër, Behar Bajri.

Ndërsa pjesë e të pandehurve, është dhe vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

Në këtë dosje “Dumani” akuzohet për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasjen” e Dorian Dulit dhe Admir Tafilaj, kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Ai ka shfaqur pendesë duke treguar gjithçka rreth marëdhënies kontraktuale që ka pasur me Bajrat për të kryer vrasjen e Dulit, Tafilajt dhe Ibrahim Licit.

Si i pandehur është marrë gjithashtu dhe ish.zv/ drejtori i Policisë së Shkodrës, Ardit Hasanbegaj.

Në këtë çështje SPAK rradhit plot 234 prova hetimore, duke përfshirë dhe një seri dëshmitarë, si ish-drejtuesi i komunës Velipojë, Nikoll Marku, e deri tek deklarimet e dy gjyqtarëve të Shkodrës, Besmir Struka dhe Sokol Shehu.

Stroka dhe Shehu, janë dy gjyqtarët që kanë trajtuar rastin e parë të Behar Bajrit në Shkodër, për sa i përket shpalljes sëmoskopetencës nga Gjykata e Shkodrës në atë të SPAK.

PERSONA TË PANDEHUR

Nuredin Dumani – Bashkëpunëtori i Prokurorisë SPAK

Ardrit Hasanbegaj – Ish-zv/drejtori i Policisë Shkodër

Oltian Bistri – Drejtori i Operacionales në polici

Xhevahir Lita – Drejtuesi i {rokurorisë së Kukësit

Astmet Bilali – Anëtar i grupit të Behar Bajrit

Edmond Preka – Shoferi personal i Pëllumb Gjokës

Pëllumb Gjoka – Biznesmeni i lojërave të fatit

Behar Bajri – Drejtuesi i klanit Bajri në Shkodër

Nehat Fojleta – Anëtar i klanit “Bajri”

Sabjan Troshani – Anëtar i klanit “Bajri”.

 

PERSONAT NË KËRKIM PËR TË CILËT ËSHTË NDARË HETIMI

Ervis Martinaj – Bosi i lojërave të fatit në Shqipëri

Bardhyl Mavraj – Vëllai i Behar Bajrit

Elio Hato – Miku i Ervis Martinaj

Arsad Bashli – Anëtar i klanit “Bajri”

Denis Brajoviç – Anëtar i klanit “Bajri”

Klaudio Haka Anëtar i klanit “Bajri”

Prekë Kodra – Anëtar i klanit “Bajri”

Aleks Ndreka – Anëtar i klanit “Bajri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit