-sidi education-spot_img
14 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përballja në OKB/ Gazetarja: Osmani bëri lëvizje të zgjuar, Vuçiç nuk mundi të fshihej

Kryesoret

Gazetarja Esmeralda Mulaj e ftuar në studion e ‘5Pyetejt’ komentoi delegacionin e presidentes të Kosovës në OKB. Ku së bashku me Vjosa Osmani ishin dhe katër gra të dhunuara seksualisht gjatë luftës 25 vite më parë.

Për gazetaren kjo ishte një lëvizje e zgjuar nga ana e Osmanit, pasi solli konkretisht provat e shumë krimeve, të cilat Vuçiç nuk mund t’i fshehi.

‘Ishte lëvizje e zgjuar e zonjës Osmani. Ishin katër zonja të dhunës seksuale gjatë luftës se Kosovës, 25 vite më parë.

Sot ishte dita më e keqe  e Vuçiçit, që kur është bërë president në KS. Kanë ndodhur shumë shumë gjëra, e para Banjska dhe Vuçiç nuk mund ta fshehi më. E dyta Kosova mori një votë në Asamblenë parlamentare të KiE.

Po përballet me një tjetër rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë. Tjetër ishte autogoli me zgjedhjet. Ai do ta ruajë Kosovën si vatë tensioni, do ti çojë mesazh ndërkombëtarëve që për veriun e Kosovës duhet të negocioni me mua po ashtu për Bosnjen’, u shpreh gazetarja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit