-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Seanca në OKB/ Osmani: Serbia testoi dronët iranian në kufi, ky është mesazhi i tyre

Kryesoret

Në sallën e Këshillit të Sigurimit të OKB, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia duhet të jetë përgjegjëse për krimet e kryera gjatë luftës.

Osmani u shpreh se Kosova është një avokate e vlerave demokratike si dhe të të drejtave të njeriut.

Presidentja e Kosovës vuri në bilanc dhe sjelljet e Serbisë, së pari për pretendimet për spastrim etnik si dhe provokimet në kufi të vendit.

Osmani u shpreh se pretendimet për pretendimet e Vuçiç për spastrim etnik të serbëve në Kosovë janë të pabaza dhe false, teksa tha se sipas të dhënave të Eurostat, gjatë regjimit të Vuçiç, 500 mijë serb janë larguar nga Serbia. Një faktor që tregon kush po i largon serbes, sipas Osmanit.

Ajo shtoi gjithashtu dhe testimin e dronëve iranian nga ushtria serbe në kufi me Kosovën disa ditë më parë, duke thënë se është ky mesazhi që ata japin.

“Pretendimet e Serbisë për spastrim etnik janë të rreme dhe të motivuara politikisht. Struktura ligjore e Kosovës i mbron dhe i avancon të drejtat e serbëve. E kundërta është e vërtetë. Rreth 500 mijë serbë janë larguar nga Serbia gjatë sundimit të Vuçiqit, e thotë EUROSTAT.

Serbia mblodhi prani të paprecedentë ushtarake pranë kufirit tonë në fund të shtatorit. Ditë më parë testuan dronët iranianë në kufi. Kjo është mesazhi që u japin fqinjëve…” u shpreh Osmani.

Osmani në OKB: Akuzat e Vuçiç për spastrim etnik të serbëve, false dhe të pabaza!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit