-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani përballë Vuçiç: Me metoda terroriste po frikësoni serbët e Kosovës

Kryesoret

“Serbët e Kosovës janë nën trysni, jo nga Qeveria e Kosovës, por nga Qeveria e Serbisë”.

Kjo është kundërpërgjigja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj akuzave të presidentit të serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Këshillin e Sigurimit.

Osmani në fjalën e saj tha se serbët e Kosovës po përdoren e po frikësohen nga pushteti në Serbi përmes metodave të tyre terroriste.

Ajo tha se Serbia vazhdimisht bën përpjekje që ta pengojë integrimin e serbëveë të Kosovës. Ajo i përmendi djegiet e veturave dhe presionin e kërcënimet që u janë bërë zyrtarëve serbë që kanë punuar në institucione publike në Kosovë.

“Kryersit e sulmit në Banjskë dhe NATO-s sillen lirshëm në Serbi, ata vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha financiare. Pas sukseseve në KiE, Serbia eskaloi dhunën duke i cenu qytetarët serbë dhe  dhe shqiptarët në kufi.

Kanë konfisku dokumente personale, i kanë marrë në pyetje, fëmijë e gratë. Dejan Jankoviq, zv drejtor i policisë është burgosur duke theksuar qëndrimin e Serbisë që t’i kërcënojë serbët e Kosovës.

Serbia vazhdimisht bën përpjekje të vazdhueshdme për të penguar procesin e integrimit të serbëve në Kosovë, duke përdorur akte kriminale e terroriste duke ushtru kontrolle për të shpërnda frikën te qytetarët serbë në Kosovë.

Serbët që janë integruar janë detyru që të japin dorëherqje, sulmet ndaj pronave të tyre, shkatërrimi dhe rreziku për jetën për ti detyru të dalin nga institucionet janë skenarë të shpeshte për ata që refuzojnë të dalin nga institucionet”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit