Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në rrugët e Italisë. Viktima është 25-vjeç.
Kamioni i drejtuar nga shqiptari u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në një radhë në autostradën A22 në veri.
I riu vdiq brenda kabinës së kamionit. Shkak dyshohet humbja e kontrollit si pasojë e motit të keq.