Një person është gjetur i shtrirë në rrugë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30 në rrugën “Ukshin Kovaqica”, në Vushtrri.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në rrugë. Në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.