-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sassuolo drejt Serie B, Bajrami drejt Championsit, emri i mesfushorit bën bujë në merkato

Kryesoret

Mesfushori shqiptar i Sassuolos, Nedim Bajrami ka përfunduar në radarin e Bolognas, e cila është gati të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Bologna është gati ta sigurojë ëndrrën evropiane pas një sezoni të gjatë dhe shumë të suksesshëm duke befasuar të gjithë me lojën e treguar.

Klubi nga Renato Dall’Ara tashmë po përgatit planet për afatin e ardhshëm të transferimeve të verës. Sipas Tuttomercatoweb, një nga idetë kryesore (ndoshta edhe më shumë se një) mund të çojë te fqinjët e Sassuolos.

Në tribunat e stadiumit Mapei në Reggio Emilia, për ndeshjen e humbur 0-3 nga Neroverdi ndaj Lecces, ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv i Bolognas, Giovanni Sartori, me synimin për të parë sërish nga afër një lojtar i vlerësuar nga ta siç është mesfushori sulmues i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami (25 vjeç).

Nuk ishte as rasti i parë dhe as i vetëm i kohëve të fundit në të cilin Sartori dhe Bologna në përgjithësi donin ta shikonin personalisht Bajramin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit