-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi jetën tragjikisht në Maltë, shqiptarët hapin llogarinë për riathdhesimin e trupit të 51-vjeçarit

Kryesoret

Bari Balla është 51-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në Maltë teksa punonte sipër një çatie ku dhe muri u shemb.

51-vjeçari gjeti vdekjen dhe i plagosur mbeti dhëndri i tij 31-vjeçar.
Shqiptari nga qyteti i Librazhdit prej dy vitesh jetonte në Zebugg në Maltë, aty ku dhe punonte për të siguruar të ardhura. Ai kishte 6 fëmijë ku më i vogli ishte 12 vjeç.

Komuniteti shqiptar i Maltës po përpiqet të ndihmojë në procesin e kushtueshëm të riatdhesimit të 51-vjeçarit në Shqipëri, pasi varrimi i tij do të bëhet në atdhe. Për këtë arsye ata kanë hapur një faqe në Go Get Funding, për të mbledhur shumën që nevojitet që trupi i shqiptarit të kthehet në atdhe.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 Prill 2024. 51-vjeçari, Bari Balla, humbi jetën teksa ishte duke punuar. Paraditen e së shtunës, një mur u shemb duke shkaktuar shembjen e çatisë ku dy shqiptarët ndodheshin, pasi po testonin vendin për të parë nëse mund t’i rezistonte punimeve që do të kryheshin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit