Anëtari i Kryesisë së selisë blu, Belind Këlliçi deklaroi se Prokurori i SPAK-ut Klodian Braho po kursen kreun e organizatës kriminale Erion Veliaj. Ndaj ai kërkoi që SPAK të sekuestrojë asetet, ndërsa shtoi se së shpejti të tjera dokumente tronditëse do të denoncohen për korrupsionin e bandës famoze të bashkisë.
“Po bëhen tashmë 4 javë nga arrestimet e drejtorëve hajdutë të Bashkisë Tiranë, për mega aferën korruptive të kompanisë 5D KONSTRUKSION.
Hetimet faktuan atë çka kemi kallëzuar 1 vit më pare, sesi korrupsioni në Bashkinë e Tiranës tashmë nga norma 20-30-40 % kishte kaluar në masën 100%.
45 tendera me vlerë 28 milionë euro dhe 3 leje ndërtimi janë ajo që ne faktuam me dokumente dhe prova të pamohueshme, për këtë grup të strukturuar kriminal.
SPAK dhe në këtë rast prokurori Klodian Braho, duket se janë mjaftuar vetëm me arrestimin e Mariglen Qatos dhe Redi Mollës, duke kursyer për të disatën herë kreun e kësaj organizate kriminale, si dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj” tha ai.