Një konflikt mes 5 personave ka ndodhur në Kukës për motive të dobëta. Policia ka identifikuar 5 persona të përfshirë në sherr.
Të katër personat: Q.M., 29 vjeç, I.M., 30 vjeç, U.E., 46 vjeç dhe A.E., 48 vjeç u shpallën në kërkim për veprën penale të dëmtimit me dashje.
Ndërsa E.E., 40 vjeç u procedua në gjendje të lirë. Të pesë shtetasit janë banues në qarkun e Kukësit.