-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bisedimet për dinarin, Lajçak shprehet optimist

Kryesoret

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është shprehur se ka pasur një javë shumë intensive takimesh në Bruksel për të diskutuar mbi mundësitë e zgjidhjes së çështjes së dinarit.

“U ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një rrugë në lidhje me ‘çështjen e dinarit’”, shkroi ai.

Gjithashtu Lajçak tha se diskutimet kanë qenë të frytshme dhe beson se palët kanë arritur të kalojnë një pengesë të madhe mes tyre.

“Disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit,” ka shkruar ai në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit