-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merrnin para për ndërtesat pa leje, në kërkim kreu i IMT-së në Elbasan dhe vartësi i tij

Kryesoret

Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan dhe një vartësi i tij janë shpallur në kërkim pasi Gjykata ka lëshuar urdhrin e arrestit me burg.
Zyrtarët kanë marrë ryshfet për një objekt të ndërtuar pa leje në qytetin e Elbasanit.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasit A. M., 38 vjeç, me detyrë kryeinspektor në IMT Elbasan dhe B. Q., 50 vjeç, inspektor në IMT Elbasan. Për këta dy shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ata dyshohen se në muajin prill 2024, nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dhe kanë marrë ryshfet për këtë favorizim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.” thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit