Pluhuri afrikan ka mbuluar disa shtete duke shkaktuar edhe problematika të shumta.
Së fundmi Greqia është mbuluar nga ky pluhur.
Situata në Mesini dhe kryesisht në Kalamata është mbytëse, me pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale, të kujtojnë Libinë, shkruan media greke.
Situata është e vështirë edhe në zonat e Ilis, me pluhurin afrikan që ka “fshehur” qiellin, siç shihet edhe nga pamjet në portin e Katakolos, në plazhin e Karoutës dhe në zonën e Zaharos .