-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Dy lëvizje për të fuqizuar SPAK-un! Agaçi presion KLSH-së

Kryesoret

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka propozuar dhe depozituar në Kuvend dy amendamente për të mbështetur SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme. I pari, tha Basha ka të bëjë me fuqizimin e strukturës së SPAK-ut me krijimin e një sektori për këshillimin ligjor për çështjet penale dhe i dyti mbushja e vakumit ligjor për njohjen e vendimeve të huaja.

Nëse nuk do të kishim këtë korrupsioni nuk do të kishim nevojë ta kishim SPAK-un, ndaj përsëris thirrjen për cdo faktor politik, por edhe të tjerët për të forcuar një front të përbashkët me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi që kërkojnë drejtësi. Vlerësoj punën e jashtëzakonshme të segmenteve të caktuara të organizatave jo qeveritare dhe mbi të gjitha të SPAK-ut.

PD ka bërë gati dhe do të dorëzojë në parlament amendamente për të mbështetur SPAK-un në misionin që ka marrë përsipër. Dy amendamente kanë përfunduar, i pari ka të bëjë me dispozitat ligjore që ndihmojnë në fuqizimin strukturor të SPAK-ut dhe i dyti për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale për mbushjen e vakumit ligjor në raport me ekzekutimin e vendimeve të huaja penale dhe kompetencat e GJKKO për njohjen e vendimeve të huaja penale” tha ai

Eksperti ligjor pranë PD-së, Rezart Kthupi theksoi më tej edhe një tjetër pikë të draftit që ka të bëjë me vijimin e karrierës së prokurorëve pas mbarimit të mandatit në SPAK. “Ne kemi bërë një ndërhyrje, drafti i ri që parashikojmë që në fund të mandatit si prokuror të SPAK-ut, të gjithë prokurorët brenda 3 muajve të emërohen nga KLP në prokurorinë e përgjithshme, apel apo në rrethe duke garantuar të njëjtat përfitime financiare sikur i kishin kur ishin në SPAK” tha ai.

Më pas, Basha akuzoi se po u bëhet presion audituesve të KLSH-së. “Informacione të besueshme tregojnë se me urdhër të sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë po bëhet biografia e cdo auditori të KLSH-së, që bën auditim në institucionet e shtetit, kush është, cfarë lidhje shoqërore apo familjare ka, cfarë njerëzish ka në administratë apo cfarë hallesh ka që e lidhin me shtetin.

Ky informacion i besueshëm dhe kontrolluar përmes departamenteve tona, nga njëra anë duket si diçka e tmerrshme, nuk ka habi me Ramën, por nga ana tjetër është lajm i mirë, deri këtu arrin paniku i kësaj qeverie sa ka filluar që të bëjë patronazhimin e cdo audituesi të KLSH-së. Kanë filluar të thyhen celularët me çekiç nga anëtarë të administratës apo dorëheqjet masive të atyre që nuk pranojnë që të firmosin akte që pasurojnë shefat e tyre”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit