-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ I kërkuar edhe nga SPAK, ja kush është shqiptari që udhëhiqte grupin e kokainës në Itali

Kryesoret

Asad Bashli 27-vjeçari nga Shkodra i cili kërkohej nga SPAK më kuadër të dosjes “Metamorfoza” rezulton të jetë kreu i një grupi kriminal që u shkatërrua nga policia italiane.

Emri i tij është zbuluar sot nga “Corriere della Sera”, pasi në operacionin e marsit ku u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 1.6 kg marijuanë dhe 190 gram heroinë dhe u arrestuan 12 persona shqiptarë, italianë dhe domenikanë, nuk u publikua emri i Bashlit por u tha se një i kërkuar për vrasje nga Shkodra ishte kreu i grupit.

Corriere del la Sera ka zbuluar disa detaj ku gjatë operacionit të marsit, u ekzekutuan 6 masa sigurimi “Arrest në burg”, 5 masa “Arrest në shtëpi” dhe 1 “detyrim qëndrimi”. Disa nga emrat e përfshirë në këtë grup, të zbuluara nga mediat janë Indrit Idrizi, 40 vjeç person i afërt me Bashlin, Gentian Dabati, 40 vjeç, Megi Dabati, 26 vjeç, Altin Abdija, 40 vjeç si dhe një 20-vjeçar, i cili babain e ka maroken dhe nënën nga Shkodra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit