Shtyhet seanca gjyqësore në Apel për dosjen e deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Sot në orën 10:00 palët u paraqitën, por jo Salianji me avokatin e tij me pretendimin se kanë arsye shëndetësore.
Avokati i Geron Xhafës, që është vëllai i deputetit socialist Fatmir Xhafa akuzoi se mungesa është e qëllimshme duke kërkuar zëvendësimin e avokatit. Seanca e radhës është caktuar në datë 8 Maj në orën 10:00.