-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla takim me politikanët në Emiratet e Bashkuara: Diskutuam për bashkëpunimin në polici

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një vizitë në Emiratet e Bashkuara ku ka takuar liderët politikë të vendit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhënien mes 2 shteteve dhe mundësinë e zgjerimit dhe bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë.
Postimi i plotë:

Abu Dhabi 📍Shumë i nderuar nga miqësia dhe mikpritja në mexhlisin Qasr Al Bah nga Lartësia e Tij Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan, të cilit i përcolla përshëndetjet e Kryeministrit Edi Rama dhe urimet për prosperitet të vazhdueshëm të Emirateve dhe të popullit të vet.

Lartësia e Tij Presidenti i EBA shprehu përshëndetjet e tij më të mira për Kryeministrin dhe urimet për vendin e popullin tonë për të vijuar progresin. Në takim u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë.

Mundësitë për të përfituar nga ekspertiza dhe eksperienca e EBA në këto fusha u diskutuan në kuadër të Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe EBA, si dhe të Task-Forcës së Bashkëpunimit të dakordësuar mes dy ministrave të brendshëm. Të pranishëm në mexhlis ishin edhe Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Princi i Kurorës Abu Dhabi; Sheikh Suroor bin Mohammed Al Nahyan; Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Punëve të Jashtme

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit