Kukësi ja doli të kualifikohej në finalen Kupës së Shqipërisë duke eleminuar Tiranën në një dopio përballje.
Verilindorët iu falën fitores 2-0 në aktin e parë ndaj Tiranës, teksa sot u mundëm minimalisht 1-0 në “Air Albania”. Bardheblutë shënuan në minutën e 21-të me Deliun, me një gol mjaft të bukur.
Ekipi i Fagut fitoi besim për përmbysjen e madhe, duke spostuar kështu kundërshtari në gjysmëfushën e vet.
Kuksianët barazuan me Laccen në të 45-tën, por goli u anulua për prekje me dorë. Pjesa e dytë nuk prodhoi gol, me ekipin e Bledar Devollit që shkon kështu në finale.