-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedoni e Veriut/ Mbyllen kutitë e votimit të zgjedhjeve presidenciale

Kryesoret

KSHZ ka njoftuar se ka pranuar rreth treqind ankesa për parregullsi që kanë të bëjnë me fotografimin e fletëvotimit, vendosjen fletëpalosjeve në makina pranë qendrave të votimita, apo pamundësinë për të votuar të disa personave, të cilët nuk e kishin gjetur veten në regjistrin zghjedhor.

KSHZ tha se një numër të ankesave i kishte zgjidhur, për një pjesë tjetër po punonte, ndërsa disa të tjera i ka hedhur poshtë si të pabaza.

Sidoqoftë, dalja në votime ka qenë për 9% më e lartë se në zgjedhjet e kaluara presidenciale, të vitit 2019. Por, vërehet se në vendbanimet shqiptare shkalla e daljes në votime është më e ulët për dallim nga ato ku popullata maqedonase përbën shumicën.

Votimi është zhvilluar në një atmosferë kryeisht të qetë, ndërsa policia njofton për incidente të vogla që nuk pritet të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.

Në garën për president të Maqedonisë së Veriut janë Stevo Pendarovski i LSDM-së, i cili garon për një mandat të dytë, Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së, Bujar Osmani i koalicionit Fronti Evropian i drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Arben Taravari i koalicionit VLEN, Maksim Dimitrievski i partisë “Znam”, Stevçe Jakimovski i Opsionit Qytetar për Maqedoninë dhe Biljana Vankovska e partisë “E Majta”.

Bujar Osmani i Frontit Evropian thotë se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit:

“Për shkak se shteti është në udhëkryq. Dy opsione janë para nesh dhe qytetarët duhet të vendosin për një prej këtyre opsioneve: integrimin apo izolimin. Por sot shpresoj fillimisht se zgjedhjet do të kalojnë në rend më të mirë; qytetarët të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre”, tha zoti Osmani.

Arben Taravari i koalicionit VLEN thotë se është me rëndësi që zgjedhjet të jenë të drejta dhe demokratike./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit