-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ulutas nga selia e NATO-s: Dialogu Kosovë-Serbi, zgjidhja për të ardhmen e sigurt

Kryesoret

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, pas vizitës në selinë e NATO-s në Bruksel, ka përcjellur tri mesazhe.

Ai ka thënë se aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Në një video-mesazh publik, komandanti Ulutas ka thënë se KFOR-i do të sigurohet që misioni i tij të mbetet i pajisur mirë dhe i pozicionuar mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundim të Ligjit.

Kurse, në mesazhin e tretë, ai ka përmendur dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhjen politike për të ardhmen e sigurt.

Ai potencon se një zgjidhje e qëndrueshme politike varet nga një angazhim i të gjitha palëve për t’u përmbajtur nga retorika dhe veprimet destabilizuese.

“Së treti, mund të ketë vetëm një zgjidhje politike për situatën aktuale. Një zgjidhje që njeh dhe respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Në këtë aspekt, NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Një zgjidhje e qëndrueshme politike varet nga një angazhim i të gjitha palëve për t’u përmbajtur nga retorika dhe veprimet destabilizuese, dhe në vend të kësaj të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mirëbesim. Kjo është kyçe për sigurinë e qëndrueshme që jetojnë në Kosovë”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit