Ish-kryeministri, Sali Berisha iu drejtua me një mesazh ambasadorëve, duke u shprehur se Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Ramës. Gjatë fjalës para demokratëve, Berisha iu ka bërë thirrje ambasadorëve që të shohin reportazhin e publikuar nga emisioni Report në RAI 3.
“Protesta e fundit disa ambasada kryesore të vendit dënuan zemërimin e opozitës.
Ju lutem shikoni njëherë, shikoni pak dokumentarin e fundit të RAI-3. Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Edi Ramës.
Jo nuk e thotë këtë Sali Berisha. Sali Berisha po ishte i pari që e ka thënë këtë, ndaj dhe sot është padrejtësisht në arrest politik. Por ishin dy prokurorë kryesorë, kolosë të antimafias italiane që e faktuan me dokumente që qeveria e Edi Ramës është mafia.
Ishte një nga mediat më serioze, më të vjetra të Europës që e pohoi këtë.
Dhe kështu kjo mafie po grabit non stop, 100 % të parave të shqiptarëve. Por shqiptarët hallemëdhenj nuk dëgjuan kurrë nga ju një deklaratë tuajën për të gjitha këto.
Mos i mendoni shqiptarët zotërinj ambasadorë, ashtu sikundër ata nuk janë.
Ndaj jepini vëmendje fakteve. Dhe mos e paragjykoni zemërimin e demokratëve.
Sepse dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet me një vit mosha e pensionit.
Dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet me
disa cent çmimi i karburanteve. Por zemërimi jonë, nuk është as për një vit pension dhe as për disa centë rritje të çmimit të karburantit. Zemërimi jon është për qindra miliona të vjedhura. Shikoni dokumentarin e Rai 3 dhe do e kuptoni shumë qartë se për çfarë po protestojmë ne” tha Berisha.