-sidi education-spot_img
30.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron shfaqet sërish me syze aviator, shpjegimi i Elysee i jep fund spekulimeve

Kryesoret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shfaqur sërish në publik me syze aviator gjatë ceremonisë së mirëseardhjes për Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tarik, në Pallatin Élysée. Pamja e tij tërhoqi vëmendje, pasi është hera e dytë këtë vit që ai zgjedh të mbajë të njëjtin model syzesh në një aktivitet zyrtar.

Sipas Presidencës franceze, përdorimi i syzeve nuk lidhet me kushtet atmosferike apo temperaturat e larta, por me të njëjtin problem në njërin sy që ishte përmendur edhe gjatë pjesëmarrjes së Macron në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në janar.

Autoritetet franceze nuk kanë dhënë shpjegime të mëtejshme për natyrën e këtij problemi, ndërsa presidenti i mbajti syzet edhe gjatë takimeve dhe ceremonive të zhvilluara në ambientet e Pallatit Élysée.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit