Pasditen e sotme, Vëllai i Madh ka vendosur t’ju japë vajzave të shtëpisë një mison të rëndësishëm. Vajzat nuk duhet të lejojnë djemtë të flenë gjumë mbrëmjen e sotme deri në orët e para të mëngjesit. Nëse vajzat arrijnë të kryejnë këtë mision, një surprizë shumë e bukur është rezervuar për to.
Vajzat kanë nisur të ndërtojnë planin se si të mbajnë zgjuar djemtë por sipas tyre problemi më i madh është Romeo dhe Meritoni, pasi ata flenë shumë.
Egla dhe Heidi mesa duket kanë ndërhyrë menjëherë në mision dhe kanë nisur diskutimet me njëra-tjetrën.