Zgjati vetëm pak orë liria e Sokol Sinomatit, i cili u lirua nga ligji i amnistisë por që është arrestuar sërish.
I njohur si “Buzëderri”, babai i të riut Gëzim Sinimati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, atentat akoma i pazbardhur është arrestuar për shkak se ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet burg për trafik droge.
Ende nuk dihet se përse urdhri nuk është zbatuar më parë, por fillimisht Sinomati është liruar dhe më pas është arrestuar.