Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi do të mblidhet sërish sot në 11:00. Mbledhjen e kaluar palët nuk arritën dakordësinë për të miratuar planin e hetimit dhe kjo pikë do të diskutohet sërish sot.
Pritet që plani i hetimit të integrojë të dy draftet e palëve, ndërsa në rend dite është futur edhe miratimi i kërkesave për informacion.
Plani hetimor i opozitës parashikon që në listën e dëshmitarëve të thirret kryeministri Edi Rama, ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Koçiu etj. Ndërsa nga mazhoranca kërkohet shtrirja e listës së dëshmitarëve me të gjithë ish ministrat e shëndetësisë që nga viti 2006, pra duke përfshirë ministrat e qeverisë Berisha 1 dhe koalicionit të mëvonshëm të tij me Metën, si dhe zyrtarë e auditues të KLSH.