-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serat me kanabis në Berat/ SPAK nis arrestimet, në pranga ‘koka’ e grupit (EMRAT)

Kryesoret

SPAK  ka lëshuar urdhër arresti ndaj 9 personave ditën e sotme, 6 prej të cilëve kanë përfunduar në pranga ndërsa 3 të tjerët janë ende në kërkim.

Aktualisht në pranga ka rënë:

–   S.H. banues në Koplik, Malësi e Madhe;

–   A.V. banues në Drenovicë, Berat;

–   M.M. banues në Gruemirë, Malësi e Madhe;

–   L.B. banues në Demiraj, Malësi e Madhe;

–   S.S. banues në Demiraj, Malësi e Madhe;

–   A.Ç. banues në Vodëz, Kuçovë, Berat,

Të arrestuarit e lartpërmendur dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ngjarje të verifikuar më datë 10.11.2022, në fshatin Rërëz (Berat), ku në një territor të hapur, u gjetën të ngritura 4 (katër) sera të mbyllura me plasmas, në sipërfaqen e të cilave u evidentua e instaluar linjë elektrike dhe linjë e furnizimit me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave, tek të cilat u gjetën 769 arka plastike, 11 thasë plasmasi të zinj, të mbushur me material bimor lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 871.4kg.

Gjithashtu këtu u identifikuan si punëtorë në sera edhe 95 (nëntëdhjetë e pesë) persona të gjinisë femërore.

Më konkretisht, i arrestuari S.H., shfaqet si organizator e drejtues i aktivitetit të kultivimit të bimëve narkotike në sera, i cili kujdesej për mirëfunksionimin e sistemit ujitës e vaditës në sera dhe për shpenzimet për mjete pune, ushqime, medikamente për bimët, si dhe për pagesat e punëtorëve në sera, ku siguronte dhe armë zjarri për sigurinë e serave dhe të lëndës narkotike cannabis sativa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit