Një 18-vjeçar shqiptar i cili punon si punëtor ndërtimi në Milano të Italisë ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash duke mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një kantier ndërtimi ku dhe punonte i riu.
Zjarrfikësja e Milanos ndërhyri në vendngjarje për sigurimin e të riut dhe nxjerrjen e tij në sipërfaqe, nëpërmjet një manovre komplekse dhe të detajuar.
Punëtori më pas u transportua me ambulancë për në spital. Ai është transportuar në spitalin e Niguardës me kod të kuq, gjendja e tij është e rëndë. Në vendngjarje ndodhej edhe personeli i policisë lokale.