-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama-RAI3/ Zhupa i përgjigjet Spiropalit: Ju ka zënë halli, Komisioni i Medias të reagojë

Kryesoret

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elsia Spiropali, ditën e sotme paralajmëroi refuzimin e kërkesës së opozitës për mbledhjen e Komisionit të Medias, ku do të diskutohet ndërhyrja e kryeministrit Rama në televizionin RAI3.

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, e cila bëri dhe kërkesën, i është përgjigjur Spiropalit duke thënë se mazhoranca është në hall dhe tashmë po mundohet të mbulojë çdo hapsirë ligjore të opozitës.

Rama thërritet për interpelancë, Spiropali: Emisioni i RAI-t një pabesi ndaj shqiptarëve

Zhupa gjithashtu shton se ‘ne nuk mund të bëjmë kurrë më pak sesa bënë kolegët tanë italian në komisionin përgjegjës për këtë ndërhyrje të papërgjegjshme të Edi Ramës ndaj lirisë së medias’.

“Kryeministri Rama ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të kanalit televiziv italian RAI 3, drejtuesve të tij, moderatorit të emisionit “Report” dhe gazetarit që ka realizuar investigimin që flet për vëllain e tij Olsi Rama dhe për krahun e djathtë të tij Engjell Agaciz

Të njëjtën gjuhë, ai përdori edhe ndaj mediave shqiptare që transmetuan me korrektësi investigimin. Kjo gjuhë u konsiderua skandaloze dhe e papranueshme nga rrjeti ndërkombëtar Safe Journalist.

Për më tepër, nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave me drejtuesin e RAI 3, Edi Rama u përpoq të intimidonte gazetarët e këtij televizioni, duke cënuar drejtpërdrejtë lirinë e medias.

Heshtja e deritanishme e Komisionit të Medias është ligjërim i një veprimi të rëndë, të papranueshëm, dhe nxit përsëritjen e tij në të ardhmen.

Ndërsa zonja në fjalë duhet ta di që kanë damkosur dhe i kanë vrarë shpresën Shqipërisë pikërisht mazhoranca e saj me në krye Ramën, me lidhjet me trafikant, me përfshirjen në afera të ndryshme, me vjedhjet galopante” thuhet në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit