-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shoqi plagosi me thikë zyrtarin e lartë, ministrja Ibrahimaj: I vetmi ndikim i imi…

Kryesoret

Ministrja Delina Ibrahimaj ka bërë një reagim zyrtar në faqen e saj Facebook, në lidhje me lajmin se bashkëshorti i saj, në nëntor të vitit 2023 ka plagosur me thikë ish-drejtorin e ATK-së.

Ajo shprehet se rasti ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigjen po në atë rrugë, teksa sqaron se konflikti ka ndodhur në pranë vendit të punës së burrit të saj dhe jo në zyrat e shtetit.

Ibrahimaj thekson se ndikimi i saj i vetëm është se nuk ka lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, ndërsa sipas saj rasti është mbyllur për mungesë provash.

Ish-drejtori i ATK-së: Burri i ministres Delina Ibrahimaj më goditi me thikë! Reagon policia

“Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash.

I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën.

Një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve të akuzës, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë.

Ky fakt besoj e thotë vetë të vërtetën që konflikti në fjalë, nuk ka pasur asnjë lidhje me mua apo detyrën time. Padyshim do të kishte qenë me e mira që të mos kishte ndodhur, por nganjëhere zhvillimet e padëshiruara në marrëdheniet me të tjerët na zgjedhin, nuk i zgjedhim” thuhet në reagimin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit