Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita mbyllën protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës.
Drejtuesit e opozitës thanë se protesta e radhës do mbahet të martën në ora 16:30. Kjo për shkak se të premten janë Pashkët ortodokse.
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt pas arrestimeve të zyrtarëve për dosjen korruptive “5D” zgjati dy orë mes tensioneve dhe dhunës.
Pjesëmarrësit në tubim kanë hedhur molotovë në drejtim të derës kryesore të institucionit. Nga policia janë vënë në pranga dy prej protestuesve pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë piroteknike.
Të dy protestuesit e ndaluar kanë qenë të shpallur në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë.