Ilir Meta: Sot kam ekipin e monitorimit për share, Like, komente. Nuk jam shumë i apasionuar pas kësaj, por ju mos kujtoni se Edi Rama është budalla. Por të ishte budalla nuk rrinte 11 vite në pushtet. Ka një makineri shtetërore. Mos kujtoni se ai bën ndonjë mbledhje qeverie. Ai ato i ka për lajme. Ai i bën mbledhjet si administrata e patronazhistëve është apo jo në rregull me planin e Live dhe komenteve. Po ne cfarë na kushton të shpërndajmë mesazhin e Ilir Metës, Erisa Xhixhos, e të gjithëve? Po nëse përtojmë të bëjmë një gjë kaq të vogël, po nesër cfarë do të bëjmë. Kjo nuk është gjithçka, por tregon sa i përgatitur je. Sa nerv ke për të dalë kampion. Ne po luajmë për kampion ore, thirrini mendjes. Edhe mund të mos dalim, por ndeshjen nuk e shesim.