-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Ai torollaku i mori vulën doktorit, do t’ja marrë edhe PL-së

Kryesoret

Ilir Meta deklaroi se Monika Kryemadhi nuk do te perjashtohet nga Partia. “Që nuk është vetëm himn dhe programi dhe betimi ynë “për ty atdhe”. Dëgjoni pak tani, pas kësaj konvente, kjo është një parti tjetër dhe të gjithë ata që do të punojnë me Ilir Metën do të jenë si kjo grua dhe Lefter Maliqi. Kjo grua punon sa 20 burra bashkë nga ata që presin të marrin poste dhe pozita nga qielli nga ky regjim mafioz dhe partinë komuniste të Kinës e mundim dhe do ta mundim. Po, Po. A ke hipur tek hekuri?

Kryemadhi po largohet me keqardhje? Kush e ka gënjyer Monikën, si largohet Monika?! Monika është deputete dhe mund të zgjidhet sa herë që dëshiron. Unë besoj se i ka mbi 20 mijë vota, dyfishin e atyre që ka Luciano Boci.

Do i japim fund nepotizmit sepse ai e solli në atë situatë që ndihmoi mafien që të kapë të gjitha pushtetet. Kjo nuk është konventë kundër Monikës por 5 prioritetet. Ka punë për të tërë por nuk ka profesionistë thotë ai torollaku, i mori vulën doktorit, do t’ja marrë edhe partisë së Lirisë ai. Jemi në këtë situatë sepse janë 500 lidhje nepotike në dogana dhe dogana.

Monika Kryemadhi është më e mbrojtura nga neni për nepotizimin, pasi duke qenë kryetare e partisë dhe deputete sot dhe ndoshta nesër është automatikisht anëtare e komitetit drejtues. Në kryesi jemi të dy të barabartë. Tani më dëgjoni meqë keni hallin e Monikës ju: nuk dinte Stalini t’i shpëtonte jetën djalit të tij që e morën peng gjermanët? Lexoni, cfarë i tha. Nuk ka lidhje me Kryemadhin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit