-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta mban fjalën poshtë ballkonit të Berishës: Rama, është fatkeqësi e madhe

Kryesoret

Ilir Meta ka folur sot në tubimin e sotëm për arrestin e shtëpisë së Berishës duke sqaruar se izolimi nuk mund ta ndalojë ish-kryeministrin.

Meta u shpreh se Berisha doli kundër copëtimit të Kosovës dhe shpopullimit të Shqipërisë.

Gjithashtu Meta është shprehur se në 2017 i ka thënë Ramës se reforma në drejtësi nuk mund të bëhet pa partinë demokratike

Ilir Meta: Moj Serbi murin ta prisha, se më thonë Sali Berisha. Sali Berisha është atje dhe jo këtu, se doli copëtimit të Kosovës. Se doli shpopullimit të Shqipërisë. Se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta për të shkatërruar pluralizimin politik në Shqipëri. Ata kujtojnë se kanë izoluar Sali Berishën, por ata e kanë ndihmuar Sali Berishën, i kanë dhënë një podium më të lartë, e kanë ofruar me qiellin dhe Zotin që t’u flasë shqiptarëve më kthjellët.

Berisha ka avantazhin që këta pucistët e Ramaformës e kanë ngjitur shumë më lart dhe shikon më shumë se ne këtu poshtë. Janë të shumtë që thonë ata pse nuk ka ardhur Ilir Meta këtu? Po si mund të vinte Ilir Meta si kryetar? Ilir Meta mund të vinte si President, tek Presidenti i përgjithshëm i Shqipërisë. Politika është politikë, por atdheu është një dhe vetëm një. Besimet fetare janë të ndryshme, por udhëheqësit tanë fetarë na kanë lënë një mësim, pa atdhe nuk ka fe, pa Shqipëri nuk ka parti. SPAK-u apo SKAP-I nuk guxon ti përmendë njëherë emrin Edi Ramës që kaloi 17 vendime për një orë për inceneratorët.

Nuk po flas për PPP-të apo tenderat sekretë. Këta mburren se po godasin pandëshkueshmërinë duke u marrë me Sali Berishën, të cilin ka plot shqiptarë që mund të mos e pëlqejnë, por ka qenë simbol i integritetit shtetëror. Cfarë i kam thënë unë Ramës në 2017 kur ishim në koalicion që donte të miratonte reformën në drejtësi pa PD-në. I kam thënë sy më sy, Edi Rama, mos e provoke më PD-në dhe opozitën. Edi Rama, i kam thënë që u bënë 20 e ca vite në politikë që kam bashkëpunuar me Nanon, Rucin, dhe pas 25 vitesh politikani më serioz në politikë është Sali Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit