-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në ballkon: Ja të vdesim, ja të rrojmë, ky është kushtrimi jonë

Kryesoret

Ditën e sotme ish-kryeministri ka përgëzuar Partinë e Lirisë për konventën. Ai u shpreh se Edi Rama, Veliaj, Balla janë simbole më të nxira të anti-shqiptarizmit. Gjithashtu ish-kryeministri falenderoi protestuesit e së premtes.

Sali Berisha: Urimet më të përzemërta presidentit të Partisë së Lirisë, drejtuesve të saj për konventën historike, konventën e kthesës, konventën e betejës fitimtare. Një përshëndetje të përzemërt zonjës së nderuar, Edita Tahiri.

Sot ne përballemi pa 32 vitesh me një diktaturë më të keqe se ajo e vitit ’90. Eksponentë të së cilës vjedhin qytetarët shqiptarë cdo ditë dhe na poshtërojnë. Edi Rama, Veliaj, Balla janë simbole më të nxira të anti-shqiptarizmit.

Koha është e guximtarëve që vendosin që të mbrojnë dinjitetin me cdo cmim dhe kusht. Ata do të përballen me zemërimin tonë të pakufijshëm deri në fitore.

Kam një përshëndetje për ata zonja, burra dhe gra që çanë barrikadën të premten e kaluar. Nderim të madh. Nuk ka forcë në botë që të na ndalojë ne. Kurrë nuk duhet të frenojmë. Gati për cdo sakrificë. Ja të vdesim, ja të rrojmë, ky është kushtrimi jonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit