Në një komunikim të shkurtër me gazetarët jashtë ambienteve të Pallatit të Kongreseve ku po zhvillonte punimet Konventa e PL, Ilir Meta ka deklaruar se me përfundimin e eventit do t’i drejtohet banesës së Sali Berishës.
Meta u shpreh se në këtë mbrëmje do të shkojë të “Rruga e Shpresës” ashtu siç e ka marrë tashmë emrin nga simpatizantët e Sali Berishës rruga “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, ku ndodhet edhe apartamenti i ish-kryeministrit.