Segmenti i turizmit kulturor po përjeton tendencën rritëse të sektorit të turizmit në tërësi. Në muzetë e vendit, numri i vizitorëve u rrit me 46% në vitin 2023 në raport me vitin paraardhës teksa të ardhurat ishin mbi 3 milionë euro, përfshirë dhe parqet arkeologjike.
E njëjta tendencë vijon edhe këtë vit. Në vend janë të paktën 12 muze si institucione kulturore publike, me vlera të ndryshme nga njëri-tjetri, në atë që përfaqësojnë dhe me potencial të konsiderueshëm për t’u rritur.
Ministria ende e re e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e ka të qartë se duhet të hidhen disa hapa për të maksimizuar përfitimet, teksa muzetë kanë planet e tyre të promovimit për të rritur frekuentimin dhe ndikimin në ekonomitë lokale.
Edhe biznesi po zhvillohet sipas nevojës që shfaq tregu. Të gjithë janë dakord se përfitimi nga turizmi kulturor mund të jetë më i madh. Ajo që mungon është unifikimi i masave që të gjithë palët të ecin në një drejtim, për të marrë më të mirën nga ky moment./ Lexo KETU shkrimin e plote.