Ka përfunduar pas 6 orëve Konventa e Partisë së Lirisë e cila është mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Gjatë kësaj Konvente janë prezantuar dhe objektivat e Partisë së Lirisë ku është përmendur më ë shumti rritja e popullsisë së Shqipërisë e cila do ta çojë numrin e shqiptarëve në 4 milionë banorë.
Gjatë Konventës, Meta miratoi dhe rriti financimet për gratë në parti. Kreu i PL tha se Konventa u mbyll për sot, por jo për publikun. Meta iu bëri thirrje simpatizantëve që në orën 20:00 të bashkohen në “Rrugën e shpresës”, aty ku ndodhet në arrest shtëpie ish-kryeministri Sali Berisha.
Gjithashtu Meta gjatë konventës hodhi akuza ndaj kundërshtarëve politikë teksa paralajmëroi anëtarët se kush mund të qëndrojë në parti.
Pas përfundimit të votimit pritet edhe rezultati i zgjedhjeve në Partinë e Lirisë.