-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikohen votimet në PL: Meta fitues me 691 vota

Kryesoret

Janë publikuar votimet e Partisë së Lirisë për zgjedhjen e Presidentit.

Në një deklaratë sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi ka treguar se në votim kanë marrë pjesë 727 delegatë ku Meta ka fituar me 691 vota kundër kundërshtarit të tij Faik Hoxha i cili ka marrë 27 vota.

Gjithashtu janë bërë publike dhe votimet për postet e tjera.

“Në votim kanë marrë pjesë 727 delegatë gjithsej.
Nga procesi transparent i numërimit të votave, rezultoi se:
Në votimin për Presidentin e Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë, nga të cilët 27 votuan pro kandidatit për President, z. Faik Basha dhe 691 votuan pro kandidatit për President të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj.
5 fletë votimi rezultuan të dëmtuara dhe 4 të pavlefshme.
Nga rezultati, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, shpall fitues për postin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj.
Në votimin për Zëvendes President të Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë dhe pas numërimit transparent rezultuan se pro kandidaturës së znj.Myrvete Asqeri votuan pro 25 delegatë, pro kandidaturës së znj. Miranda Rira kanë votuar pro 50 delegatë dhe pro kandidaturës së znj.Erisa Xhixho kanë votuar pro 637 delegatë.
10 fletë votimi rezultuan të pavlefshme dhe 5 të dëmtuara.
I urojmë suksese Presidentit të zgjedhur të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj dhe Zëvendes Presidentes të Partisë së Lirisë, znj. Erisa Xhixho.” u shpreh Tedi Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit