-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qyteti antik i Bylisit, VOA: thesari arkologjik i Shqipërisë, i panjohur nga turistët

Kryesoret

Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, por pak i njohur nga turistët vendas dhe të huaj.

Qyteti që dikur ishte qendra e Ilirisë jugore ka sipërfaqen më të madhe të mozaikëve në Ballkan, të cilët këtë vit kanë nisur të zbulohen për vizitorët. Ndërtimi i një rruge të re pritet ta kthejë këtë qendër arkeologjike në një itinerar të rëndësishëm turistik.

Mbi një kodër të butë mbi rrjedhën e Vjosës, në zemër të Mallakastrës, nga ku shihet që nga Adriatiku deri në kufijtë shtetëroe të Shqipërisë me Greqinë, shtrihen rrënojat e qytetit antik të Bylisit.

Qyteti që jetoi gati dhjetë shekuj ka një harmoni të periudhave të ndryshme historike që nisin nga mesi i shekullit të IV para Krishti, kur mendohet se u themelua, duke shërbyer si endra e Ilirisë jugore dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit.

Mure madhështorë rrethues në një sipërfaqe mbi 2 km dhe kulla mbrojtëse që flasin për mjeshtër të paarrirë të gurit, rrënojat e një teatri me rreth 7500 vende, një shëtitore gati 4 hektarë dhe stadium, por edhe tempuj dhe godina banimi dëshmojnë për një periudhë te hershme kur Bylysi ishte kryevendi i këtij rajoni, pasi kontrollonte udhëkalimet e kohës në luginën e Vjosës.

Ardit Shehu, përgjëgjës i këtij parku thotë për Zërin e Amerikës se “sipërfaqjae Parkut arkeologjik të Bylysit është 32 hektarë.

Bylisi përfaqëson një numër të madh monumentesh që janë nga shekulli i katërt para Krishtit. Monumentet e para të qytetit lidhen me teatrin, gjimanzin, stadiumin, shëtitoren dhe monumente të tjera që janë ngritur më vonë”.

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit