Javën e kaluar Interi u shpall matematikisht kampion i Italisë në derbin ndaj Milanit. Ditën e sotme festa titull vazhdoi në mënyrën më të mirë duke triumfuar 2-0 ndaj Torinos.
Golat për Interin u shënuan nga Calhanoglu në minutat 56 dhe 60-të (penallti).
Në minutën e 63 turku i bëri vend Kristjan Asllanit, me shqiptarin që bëri mirë në minutat e mbetura, teksa në fund festa ishte për zikaltërit që festuan suksesin e këtij sezoni me tifozët.
Pas ndeshjes, skuadra filloi festimet në fushën e San Siros me brohoritje dhe pankarta. Më pas, lojtarët bënë një turne të gjatë me autobus të qytetit, i cili arriti në Duomo.
Kjo është një ditë festimi për yllin e dytë të fituar nga Interi, një moment historik i rëndësishëm për skuadrën dhe tifozët.