Në ‘Air Albania’ po luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një përballje e cila mund të rezultojë vendimtare për ‘final four’.
Kjo përballje bën bashkë gjithmonë personalitete të njohura si dhe shumë tifozë. Sot në “Air Albania” ndodhet edhe trajneri i Kombëtares kuqezi, Sylvinho.
Ai është shoqëruar nga ndihmësi i tij Zabaleta dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në krah të këtij të fundit është edhe Refik Halili, presidenti i Tiranës.