Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, ka dhënë reagimin e tij ndaj sulmit me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.
Bardhi shprehet se dënon me forcë aktin kriminal, duke e konsideruar si sulm mafioz që ka vënë në rrezik dhe jetën e familjarëve të gjyqtarit.
“Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cënim i sigurisë së tyre dhe falimjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.
Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve” thuhet në reagimin e deputetit.