-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U shpall zv/ Presidente në PL, reagon Erisa Xhixho

Kryesoret

Erisa Xhixho ka reaguar një ditë pasi u zgjodh zv.Presidente e Partisë së Lirisë, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë delegatët që e votuan.

Ajo u shpreh se votat që ka marrë janë vlerësimi më i madh për kontributin e saj 20 vjeçar në parti

Reagimi:

Mirënjohje delegatëve të Partisë së Lirisë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në Konventën Kombëtare.

Falënderime për qindra të rinj e të reja, pensionistë e prindër me fëmijë, të ftuar që udhëtuan drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit nga skajet më të largëta të Shqipërisë, e mijëra të tjerë që na ndoqën përmes ekraneve dhe platformave online.

Forca e Partisë së Lirisë janë pikërisht ata! Mirënjohje që më besuan me votë detyrën e rëndësishme të zv.presidentes së Partisë së Lirisë. Ajo u shpreh se votat që ajo mori janë vlerësimi më i madh i saj në politikë.

Vota juaj është vlerësimi më i madh për kontributin tim prej gati 20 vitesh në këtë parti.

Faleminderit mikeshave të mia: Myrvete Asqeriu, bankiere, intelektuale, qëndrestare dhe Miranda Rira, ish-kryetare e Bashkisë Prrenjas, ish-deputete, pedagoge dhe sociologe; të dyja gra në karrierë dhe nëna të përkushtuara, që i dhanë vlerë kësaj gare.

Jam e bindur se fryma që na mblodhi dje të gjithë bashkë do të na udhëheqë në betejat e ardhshme politike përballë një regjimi të korruptuar e mafioz.

Plani me pesë prioritete për “Shqipërinë – 4 milionë shqiptarë” është misioni im më i ri.

Bashkë do ta bëjmë realitet!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit