-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken në Arabinë Saudite për të diskutuar për Gazën

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Arabinë Saudite të hënën, në ndalesën e parë të një udhëtimi më të gjerë në Lindjen e Mesme për të diskutuar disa çështje, përfshirë qeverisjen e Gazës pasi të përfundojë lufta me Izraelin.

Diplomati i lartë amerikan do të shkojë në Izrael në fund të kësaj jave, ku ai pritet të bëjë presion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të ndërmarrë hapat konkret që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kërkoi këtë muaj për të përmirësuar situatën e rëndë humanitare në Gazë.

Në Riad, Blinken pritet të takohet me liderë të lartë sauditë dhe të zhvillojë një takim më të gjerë me homologët e pesë shteteve arabe – Katari, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania – për të çuar më tej diskutimet mbi atë se si do të dukej qeverisja e Rripit të Gazës pas luftës, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit.

Blinken pritet gjithashtu të bashkojë vendet arabe me shtetet evropiane dhe të diskutojë se si Evropa mund të ndihmojë përpjekjet e rindërtimit të enklavës së vogël, e cila është kthyer në një shkretëtirë në bombardimet gjashtëmujore izraelite.

Luftëtarët islamikë të grupit militant palestinez Hamas – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE, sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 253 pengje, sipas të dhënave izraelite.

Izraeli vendosi pastaj një rrethim total në Gazë dhe nisi një sulm ajror dhe tokësor që ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazën e kontrolluar nga Hamasi./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit