Ditën e sotme është mbledhur komisioni për hetimin për sistemin TIMS. Kryetari i komisionit, Ervin Salianji deklaroi se tre institucione nuk kanë kthyer përgjigje për pyetjet që iu dërguan.
“Kryeministria ende nuk është përgjigjur, mbase kanë pasur punë që të mbyllin punët njëherë me Italinë, ministria e Brendshme gjithashtu dhe prokuroria e Tiranës nuk kanë kthyer përgjigje.
SHISH dhe institucione të tjera kanë kthyer përgjigje. SHISH sjell përgjigje për t’u tallur me publikun” tha ai.