-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji i kujton Berishës deklaratën për zgjedhjet: Demokracia s’është dekor vetëm kur të leverdis!

Kryesoret

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, me anë të një video-postimi në faqen e tij facebook i ka rikthyer për kujtim një deklaratë kryedemokratit, Sali Berisha, tek i cili disa vite më parë shprehej se kush mbron zgjedhjet me një kandidat do të mbulohet nga turpi i historisë.

Këto reagime dhe publikime të Ervin Salianji ndaj Berishës kanë ardhur pas përjashtimit të tij nga gara për kreu e PD, zgjedhje të cilat do të mbahen më 23 maj, tashmë kryedemokrati kandidat i vetëm për garën.

Postimi i Salianjit

Kam qënë dakord me Sali Berishën kur pak kohë më parë deklaronte:
“Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat!”
Turpi mbuloftë cilindo që, për arsye pragmatike, privilegjesh apo përfitimesh personale, konformohet dhe pranon të përdhosë dinjitetin e vet dhe demokracinë, duke iu bërë barrë shoqërisë.
Demokracia nuk është dekor për t’u përdorur vetëm kur të leverdis. Ajo matet pikërisht në momentin kur duhet të pranosh garën, mendimin ndryshe dhe vullnetin e lirë. Kush i shmanget garës dhe kërkon unanimitet të imponuar, nuk kërkon demokraci, por nënshtrim, nuk kërkon rotacion por ruajtje te interesit personal!
Për herë të parë në historinë politike të PDSh Sali Berisha ka frikë të përballet në garë, me garë e mundim!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit