Seanca e sotme është përfshirë nga debati mes opozitës dhe shumicës socialiste. Ku shkuan 130 milionë Euro të inceneratorit të Tiranës? Pyeti Flamur Noka. I kërkoi SPAK-ut që nesër kur të marrë Erion Veliajn në pyetje t’i kërkojë llogari për këtë.
“Kur e dëgjon Elisën, të kap një emocion, se thua ‘ore kjo zonja është aktore, dhe është rastësisht deputete dhe ministre’ se mund të ishte tek teatri. Por a ka aktrim që mund të shpëtojë Ramën dhe Veliajn në situatën ku ndodhen?! Opozita ka publikuar faktet e përfshirjes së Ramës dhe Veliaj në korrupsion dhe krim.
Don Agacio është një nga koordinatorët e mafies ndërkombëtare. A e dëgjuat Veliajn të shtunën? Ajo e varrosi reformën në drejtësi. Kreu i organizatës 5D orientonte SPAK-un si, tek dhe qysh duhet ta merrnin në pyetje. Ai thoshte se ju do i nënshtroheni rregullave të mia sepse ju kam bërë me godinë.
Nesër SPAK-u duhet t’i paraqesë 5 dokumentet, kërkesat që ka firmosur Veliaj drejtuar Canit dhe Ahmetajt për inceneratorin e Tiranës. Ahmetaj e kundështoi tre herë shkresën e Veliajt. 60 mln euro të inceneratorit kanë ikur në Zvicër. SPAK ka dy rrugë ose të rrëzojë dosjen që ka hetuar Dumani ose të arrestojë Veliajn” tha ai.
LIVE-Bardhi: Emri i Ramës nga ‘RAI3’ te dosja belge, fshihet nga interpelanca