Mëngjesi i sotëm ka pritur sërish protesta nga tregtarët në qytetin e Belshit, të cilët vazhdojnë të jenë të revoltuar për spostimin e tregut dhe mungesën e hapësirave për ta.
Më parë bashkia e Belshit kishte vendosur kampionë si barrikadë për të mos lejuar protestuesit të kalonin por ditën e sotme ata janë futur brenda në bashki.
Ata kanë mundur të çajnë me forcë kordonin e policisë bashkiake dhe janë futur në ambientet e brendshme.
Në pamjet që janë bërë publike deri më tani shihet se disa tregtarë konfliktohen me policinë.
Tregu në të cilin duhet të zhvendosen tregtarët ndodhet në fshatin Marinze, rreth 3 kilometra larg qendrës së Belshit. Një treg ky Agro-Ushqimor, i ndërtuar me fonde nga AZHBR, dhe deri më tani nuk është vendosur kurrë në funksion.
Për vendosjen e tregtarëve në atë treg, vetë banorët shprehin kundërshtimin pasi e kanë të pamundur të shkojnë atje dhe për më tepër nuk siguron vend për të gjithë ata.
Vijon…