-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ylli i filmave francez në paraburgim, akuzohet për ngacmim seksual

Kryesoret

Ylli francez i filmave si dhe aktori i njohur Gerard Depardieu u vu sot në paraburgim në një stacion policie në Paris. Kjo pasi ai akuzohet për sulm seksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve.

75-vjeçari, i cili tashmë është nën hetim për krime të shumta të ngjashme, përfshirë përdhunimin, thuhet se ka ngacmuar stafin e prodhimit në xhirimet e dy filmave.

Një burim hetimor tha të hënën se “Z. Depardieu u thirr të paraqitet në një stacion policie në Paris sot dhe aktualisht është në paraburgim” raporton ‘MailOnline’

“Ai po merret në pyetje për dy sulme të dyshuara seksuale që kanë ndodhur në vitin 2014 dhe 2021”.

Depardieu  i cili bëri emër në filma të suksesshëm si Green Card dhe The Last Metro, mohon me forcë të gjitha akuzat kundër tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit