-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bayern-Madrid është epike, mistike, luftë deri në vdekje

Kryesoret

Në prag të gjysmëfinales së parë të Champions League Bayern-Madrid, që do të zhvillohet nesër në 20:45, ish-lojtar spanjoll i ekipit gjerman Javi Martínez shprehet se kjo është një sfidë epike, mistike, është luftë.

“Kjo është një klasike e futbollit evropian. Tingëllon si histori, si legjendë. Kur kujtohen duelet historike në Champions League, shfaqen ato mes Madridit dhe Bayernit. Jam rritur me ato beteja të Salihamidzic, Kuffour, Kahn, Effenberg, Raul, Roberto Carlos, Hierro… Për brezin tim është dueli i parë i madh që kemi përjetuar.

Respekti që ndihej mes dy skuadrave. Ata janë dy nga klubet më të mëdha në Evropë, nëse jo më të mëdhenjtë. Ishin ndeshje deri në vdekje, epike, mistike. Ishte luftë! Për mua është klasikja e madhe evropiane, përballja më e mirë historike. Dhe ata nuk janë parë kurrë në një finale! Është ndeshja që Liga e Kampionëve ka në pritje” tha ai per “Marca“.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit